​14 931 raste ditore dhe 251 viktima nga COVID-19 në Itali

Pandemia

Janë 14 931 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, ndërsa viktimat 251, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

VIDEO:

Aktualisht, personat e shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 janë 2 063 persona, duke shënuar një rritje me 4 njësi në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në spital me simptoma COVID-19 janë 137.

Në pavijone të zakonshme COVID-19, tani ndodhen 17 725 pacientë, më pak se 106 njësi, e krahasuar me dje.