​8 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi dhe janë regjistruar 434 raste nga 2991 testime për sëmundjen infektuese.

VIDEO:

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91.271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 125.157 raste pozitive, prej tyre 91.271 janë shëruar, 31.651 janë raste aktive, ndërsa 2.235 persona kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme./A2