​Berisha i AAK-së: Pse duhet me dalë deputetë me behane me tregu si të flasim për dialogun

Deputeti i Aleancës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka kritikuar deputetët e mazhonrancës dhe kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.

VIDEO:

Në seancën e sotme, ku po diskutohet ecuria e dialogut të deritanishëm, Berisha kërkoi edhe përfundimin e seancës, pasi mungon kryeministri Kurti.

Derisa tha se “deputetët me behane”, nuk mund t’i mësojnë ata si të flasin për dialogun.

“Njerëzit që i ka përzgjedhë në ekipin negociator janë po ashtu të dyshimtë. Tjetra pse këto që po i flasim ne, duhet me dalë deputetët me behane, bash për këtë punë me na dhënë neve sqarime se çka duhet me bërë dhe si të flasim. Po besoj që nuk duhet të vazhdohet më, pa qenë kryeministri këtu”, tha ai.