​Deputeti Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

Abelard Tahiri

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

VIDEO:

Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë.

Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e komisioneve parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës, si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheq me dy komisione parlamentare.