​Gjykata cakton masën e sigurisë kundër 7 personave për pjesëmarrje në grupe terroriste

Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., N.L., dhe S.SH. për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.

VIDEO:

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër gjashtë të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., dhe N.L si dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës S.SH.

Ndaj të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., N.L është caktuar masa e paraburgimit për shkak se janë plotësuar kushtet nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa ndaj të pandehurës S.SH është caktuar masa e arrësit shtëpiak pasi që janë plotësuar kushtet nga neni 183 par 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.