​Haradinaj përkujton masakrën në Lybeniq të Pejës: Nderimi për të rënët është thirrje për drejtësi

Kryetari i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 22-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës, ka bërë sot homazhe, me ç’rast tha se nderimi për të rënët është edhe thirrje për drejtësi.

VIDEO:

Haradinaj tha se masakra në Lybeniq nga forcat serbe është një ndër më të mëdhatë në Kosovë, ku ende ka të pagjetur.

“Jemi në Lybeniq në përvjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, sidomos edhe në këtë pjesë të Kosovës. Ende ka të pagjetur, bashkëkombësit tanë, qytetarë të pafajshëm edhe fëmijë janë masakruar në këtë vend. Nderimi për ta është edhe thirrje për drejtësi, por edhe thirrje për në rrugën e lirisë, një rrugë që na obligon, pra na obligojnë varret, na obligon gjithë ajo sakrificë që ka ndodhur”, tha Haradinaj.

Ndryshe, më 1 prill 1999, në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare serbe kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.