​Ish e dashura e Princit Harry bëhet nënë

Ellie Goulding

Këngëtarja britanike Ellie Goulding ka fshehur shtatzëninë e saj për tetë muaj, dhe tani burri i saj Casper Jopling ka zbuluar se këngëtarja ka lindur.

VIDEO:

Lajmin e lumtur e ka shpërndarë bashkëshorti i saj në Instagram.

“Të dy, mamaja dhe foshnja, janë të lumtura dhe të shëndetshme. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Ju e dini që unë kurrë nuk flas për vëmendjen që kemi për shkak të punës së Ellie, por tani do t’ju kërkoja privatësi. Faleminderit”, shkroi ai shkurtimisht në një histori në Instagram së bashku me një foto të luleve.

Çifti i famshëm ka qenë në një lidhje që nga viti 2016, dhe ata thanë një “po” fatale në gusht 2019. Ceremonia e dasmës u mbajt në Katedralen York Minster në North Yorkshire dhe morën pjesë një numër të famshëm.

Ellie është e njohur për publikun edhe si ish-e dashura e Princit Harry.