​Kandidati për president: E pyeta Vjosën ‘a idhnohesh me t’sfidu’?

Nasuf Bejta

Sot pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit. Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta.

Se do të jetë kundër kandidat i Osmanit e ka thënë vet Bejta për KosovsPress.

VIDEO:

Bejta i kontaktuar nga KosovaPress tha se ai ka qenë i gatshëm të jetë kundër kandidat i gjithsecilit e jo vetëm i Osmanit. Ndërkohë ka thënë se ai është kandidat serioz

“Do të jetë një kandidaturë shumë serioze mendoj, tash të shohim. Kam qenë i gatshëm ta sfidoj secilin prej kandidatëve, pse jo edhe Vjosën. Secili që do të fitoj do ta urojmë njëri tjetrin”, tha ai.

Bejta thotë se dëshira për ta sfiduar vetën e shtyri që të jetë kandidat për të parin e shtetit. Madje tha se humbja nga një kandidat i mirë do ta konsideronte si fitore

“I dua sfidat, shumë i dua sfidat dhe jam tip i tillë që edhe me humb prej dikujt që është i mirë e konsideroj si fitore”, tha ai.

Për më tepër se një muaj Bejta thotë ta ketë njoftuar edhe Osmanin për kandidaturën e tij.

Më tepër se një muaj ka që e kam pyetur Vjosën se, ‘a idhnohesh me t’u bërë kundër kandidat’ dhe ajo më tha: ’nëse je i gatshëm dil sfidojem dhe do ta sfidoj”, tha ai.