​Në një lokal në Podujevë janë gjetur 5 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës

Në një lokal në Podujevë janë gjetur pesë aparate në funksion të lojërave të fatit.

VIDEO:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar.

Pas verifikimit ka figuruar se njëri nga personat është i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata, me ç’rast me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje.

“Është raportuar gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur pesë aparate në funksion të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, ku njëri prej tyre gjatë verifikimit ka figuruar person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.