​Nushi: Përhajr Bajrami të gjithëve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhë ka 5 euro

Sekretari i PSD-së

VIDEO:

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram. Por që në këtë urim ai ka thumbuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishin, e që ka të bëjë me “letrat ngjitëse” prej pesë eurove për regjistrim të automjeteve.

“Përhajr Bajrami krejtve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhë ka 5€ për tiketa ngjitëse të veturave. Gjithë te mirat 🤗”, ka shkruar Nushi.