​Policia e Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me mbi 1200 euro në të

Policia e Kosovës

Më datë 19.02.2021 zyrtari policor G.B. derisa ishte në detyrë në Stacionin Policor Kufitar Kullë, rreth orës 23:45, gjersa ishte në patrullë në këmbë në afërsi të një kompanie të sigurimeve, në rrugë ka vërejtur një kuletë.

VIDEO:

Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë gjenden letërnjoftimi i qytetarit A.F., Komuna Skenderaj, leja e vozitjes, 1200 euro dhe 780 denarë të Maqedonisë veriu.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vënë kontakt me pronarin, i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet.

Qytetari, pronari i kuletës, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje të larta për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit.