​Tahiri thërret seancë të jashtëzakonshme për Zonën Ekonomike në Lumadh

Kryetari i Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thirrur seancë të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Komunës për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh.

Këtë lajm Tahiri e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke e quajtur si lajm të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

VIDEO:

Sipas tij në këtë Zonë Ekonomike do të vendosen 22 biznese, ndërsa do të hapen mbi 800 vende të reja pune.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Nesër në ora 14:00h, kam ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh,.

– Janë përzgjedhur 22, biznese nga 43 aplikime

– 22 milionë euro vlera e investimeve sipas planeve të biznesit që janë përzgjedhur

– 813 vende të reja të punës

– i tërë procesi është monitoruar nga shoqëria civile dhe në komisionin përzgjedhës ka marrë pjesë edhe opozita.

Ky është projekti më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik lokal dhe i krijimit të vendeve të reja të punës në Vushtrri!

Kompletimi i plotë i projektit e do kohën e vet, por kam besim që bashkë kemi me arrit me ba tregim suksesi Zonën Ekonomike në Lumadh!

Urime!