​Vuçiqi: Me Thaçin, Hotin, Haradinajn e Mustafën merreshim për diçka vesh, me Kurtin për asgjë

Presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, nuk mund të merret vesh për asgjë.

VIDEO:

Sipas tij, me Kurtin ka prbleme edhe të përcaktohet nëse është ditë apo natë në momentin që takohen.

Ai ka folur edhe për takimet me liderët e mëhershëm kosovarë.

“Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për televizioni publik të Serbisë – RTS.

Në takimin e sotëm në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit, që është i dyti mes tyre në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës tha se ka ofruar një deklaratë të paqes me 6 nene, por që është refuzuar ende pa u lexuar.

Presidenti serb ndërkohë u ankua se Kurti e ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në 150 vitet e fundit.