10 arsye pse sipas PDK-së Vjosa Osmani nuk duhet të jetë presidente e Kosovës

Shefja e shtetit

Partia Demokratike e Kosovës i ka listuar 10 arsyet se pse Vjosa Osmani nuk duhet të votohet për presidente.

1. Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse.

VIDEO:

2. Vjosa Osmani është kandidate partiake dhe jo konsensuale.

3. Vjosa Osmani është e njëanshme. Ka përdorur zyrën e Presidencës për pazare politike.

4. Vjosa Osmani është në diktatin e plotë të Albin Kurtit dhe interesave të tij. Presidenti duhet të jetë i pavarur.

5. Vjosa Osmani nuk është institucionaliste por populiste. Si U.D. Presidente ka nënshkruar koalicion parazgjedhor dhe ka bërë veprime në kundërshtimin me ligjin.

6. Vjosa Osmani është e ndikueshme politikisht dhe i ka shërbyer vetëm interesave personale.

7. Vjosa Osmani është propozim shantazhues. Në vend të një kandidati konsensual, mazhoranca po kërcënon me një krizë të re që janë zgjedhjet e parakohshme.

8. Vjosa Osmani nuk udhëhiqet nga parimet e interesit shtetëror, por nga kalkulimet. Kundërshtoi Demarkacionin me Malin e Zi që i humbi Kosovës vizat dhe të njëjtin e votoi pas dy vitesh.

9. Vjosa Osmani nuk ka platformë të qartë për shumë tema të brendshme dhe të jashtme të cilat janë shumë jetike për të ardhmen e Kosovës.

10. Vjosa Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku LVV do ta kishte pushtetin absolut dhe do të instalohej sistemi njëpartiak.