11 pacienta me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

<!–

–>

VIDEO:

Gjendja me COVID 19 në spitalin e Pejës, disa persona në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 57 pacientë me koronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 569 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 36 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nëntë normale dhe tre me prerje cezariane.

445 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5259 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.