11 vjet nga vendimi i GJND-së, Osmani: Vendet që s’e kanë bërë ende, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 11 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, u ka bërë thirrje thirrjeve shteteve që ende s’e kanë njohur shtetin e Kosovës, “ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm”, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Osmani ka shkruar se “Kosova është këtu për të qëndruar”.

VIDEO:

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel ligjin. Koha që vendet që nuk e kanë bërë ende ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar ajo.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës.

Serbia me ndihmën e Rusisë kishte arritur që çështjen e Kosovës ta çonte në GJND, duke e cilësuar pavarësinë e Kosovës si “të njëanshme”./Insajderi.com