11 vjet pas opinionit të GJND-së, Osmani thirrje shteteve ta njohin Kosovën

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GNJD) 11 vjet më parë dha mendimin këshillëdhënës sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

VIDEO:

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada, ku u tha se “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

E sot, lidhur me këtë vendim ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se “Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Koha është që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu. /Telegrafi/

The post 11 vjet pas opinionit të GJND-së, Osmani thirrje shteteve ta njohin Kosovën appeared first on Telegrafi.