12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit

<!–

–>

12 pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 410 raste të reja pozitive.

Përmes raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1 mijë e 732 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 140 mijë e 682.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 89 mijë e 615 doza të vaksinës, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22 mijë e 671 qytetarë.

VIDEO:

Në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 501.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!