14 vdekje dhe 259 raste të reja me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 vdekje dhe 259 raste të reja, njofton Insajderi.com

Përmes njoftimit, MSH ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe 12 mijë e 834 doza të vaksinës kundër Coronavirusit, duke e çuar kështu në një milion e 46 mijë e 799, numrin e përgjithshëm të vaksinave të dhëna.

VIDEO:

Po ashtu, gjatë 24 orë të fundit janë shëruar edhe 870 pacientë të cilët ishin të prekur me Coronavirus, kurse numri i rasteve aktive është 17 mijë.

Ndryshe nga sot, të dielën ishin regjistruar 23 vdekje dhe 424 raste të reja me Coronavirus, ndërkaq numri i të shëruarve ishte një mijë e 324./Insajderi.com