150 bashkatdhetarë vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Rreth 150 bashkatdhetarë kanë vizituar Kuvendin e Kosovës në ditën e dytë të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur vetë Kuvendi me anë të një njoftimi për media, bashkatdhetarët që erdhën nga shtete të ndryshme të botës u pritën edhe nga disa deputetë.

VIDEO:

Ndër ta, shihet nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e shefi I Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Aktiviteti vazhdon edhe të premten e 23 korrikut, nga ora 10:00 – 16:30. /Insajderi.com