24 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë

<!–

–>

VIDEO:

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 persona nga koronavirusi, derisa nga 7.027 testime, 357 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138.950.

Numri i rasteve aktive është 15.835.