24 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 357 raste pozitive, nga gjithsej shtatë mijë e 27 mostra të testuara.

VIDEO:

Janë shëruar një mijë e 498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138 mijë e 950.

Numri i rasteve aktive është 15 mijë e 835.