29-vjeçarja që i mbijetoi kancerit si fëmijë po fluturon drejt gjithësisë

Hayley Arceneaux gjithmonë ka pasur kufij. 29-vjeçarja nuk mund të skijojë; ajo nuk mund të hidhet me parashutë; nuk mund të bëjë asgjë për të rrezikuar një rënie të pakontrolluar për shkak të një shufre metali në këmbën e saj të majtë që u vendos atje gjatë trajtimeve të saj të kancerit të kockave si fëmijë, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Por tani ajo ka një mundësi të e pakufishme.

VIDEO:

Arceneaux është anëtarja më e re e një ekuipazhi të gjithë civilëve që drejtohet në hapësirë në bordin e një rakete SpaceX Falcon 9.

Spitali, ku Acreneaux u trajtua si fëmijë dhe tani është një ndihmës mjeke, ka bashkëpunuar me miliarderin Jared Isaacman, i cili po harton një fluturim SpaceX për fund të këtij viti që do ketë në bord për herë të parë edhe civilë, përfshirë këtu edhe veten.

Me njoftimin e përzgjedhjes së Acreneaux, anija kozmike ka vend për vetëm dy civilë të tjerë, të dy do të shpallen në javët e ardhshme. /Insajderi.com