30 të vdekur nga Covid-19 brenda javës në Kosovë

<!–

–>

Afro 30 jetë të humbura përbrenda një jave.

VIDEO:

27 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga e hëna deri të shtunën në Kosovë.

Vetëm përgjatë së premtes, në vend është shënuar numër rekord i jetëve të humbura nga virusi korona. Sipas komunikatës së IKSHPK’së, në Kosovë ditën e premte kanë vdekur dhjetë persona. Mosha më e ulët ishte 46-vjeç, shkruan Gazeta Express.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së.

Ndërkaq, përgjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar tri vdekje, ka bërë të ditur IKSHPK’ja.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raportin e së shtunës.

Numri aktiv i rasteve në vend, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetësi, është 6.470.

Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, 1.571 persona kanë vdekur nën dyshimin se shkaktar kryesor që çoi deri tek fataliteti ishte koronavirusi.