323 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht numri i rasteve me Coronavirus në Kosovë është 323, njofton Insajderi.com.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 711, kurse dy mijë e 982 persona kanë vdekur nga ky virus.

VIDEO:

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet janë dhënë një milion e 604 mijë e 907 doza të vaksinës anti-COVID’19, kurse 755 mijë e 654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, të hënën janë regjistruar vetëm 10 raste të reja me COVID-19, 13 pacientë janë shëruar dhe nuk ka vdekur asnjë person.