46 viktimat e aksidentit në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

46 personat e vdekur në aksidentin e autobusit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë Veriore, përcjell Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, teksa u shprehi ngushëllime familjarëve të tyre.

VIDEO:

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkroi Xhaçka.

Ndërkaq, kryeministri i Mqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se ky aksident është një tragjedi teksa nuk tregoi se cilës përkatësi etnike i përkasin viktimat./Insajderi.com