56 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

<!–

–>

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të ShSKUK-së, në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

VIDEO:

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë

Spitali i Gjakovës, 73 pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë-