6 të vdekur dhe 349 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona hanë humbur jetën nga Coronavirui brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 349 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë kësaj kohe.

VIDEO:

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 899 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com