8 persona arrestohen si të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashqit

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur, njofton Insajderi.

Lajmin për Gzeten Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

VIDEO:

Në raportin e policisë thueht se “sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.  Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime  dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor”.

Tutje thuhet se “lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”./Insajderi.com