80 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, gjysma e tyre në oksigjenoterapi

<!–

–>

80 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës.

VIDEO:

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të hospitalizuar 80 persona, prej tyre 42 janë me oksigjenoterapi. Por përkundër këtyre shifrave nga udhëheqësit e këtij spitali po vlerësohet se situata është nën kontroll.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj tha se gjendja me pacientët në këtë spital është e menaxhueshme.

Sipas tij, trendi i rasteve që kërkojnë hospitalizim në këtë spital ditëve të fundit është pothuajse i njëjtë.

“Ka disa ditë që ne kemi një numër të njëjtë të rasteve që sillet rreth 80 pacientë të shtrirë të hospitalizuar raporti i atyre që janë nën oksigjenoterapi dhe atyre pa nevojë me këtë tretman është më i vogël si kundër krahasuar më herët e tjera. Mund të themi se ka disa ditë që nuk kemi tendencë të rritjes së rasteve të reja që na bënë të shpresojmë qe edhe kjo valë e përhapjes është në fazën e vetë përfundimtare”, tha ai.

Dreshaj deklaroi se 42 pacientë janë me okaigjenoterapi, ndërsa shtoi se trajtimi i pacientëve me Covid nuk i ka lënë pa shërbime mjekësore pacientët që vuajnë nga sëmundjet e tjera.

“42 (pacientë) janë në oksigjenoterapi dhe një me CPAP maskë. Ne e kemi një plan të menaxhimit të kësaj situate që parasheh tri faza dhe në atë të tretën dhe ne jemi në gjendje t’i fusim në funksion 16 (shtretër) që paraqet 40 përqind të kapaciteteve tona. Vënia në funksion të këtyre shtretërve për pacientët më COVID nuk i rrezikon në asnjë moment kapacitetet tona në trajtimin e pacientëve më sëmundje të tjera”, tha ai.