A ju kujtohet kjo foto e GIlit?

Gili sjellë foton e kopertinës së albumit “Aktore e përkryer” të vitit 2000.

Gili është treguar nostalgjike.

VIDEO:

Këngëtarja kosovare e cila njihet prej vitesh në publik sot ka hapur arkivat duke nxjerrë në pah një foto të realizuar 21 vite më parë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se kjo është një foto e albumit të saj “Aktore e përkryer”, të cilin e ka lansuar në vitin 2000.

Duke pas parasysh kalimin e kohës vërehet dukshëm ndryshimi i këngëtares ndër vite. Ani pse vlen të theksojmë se Gili është një nga të paktat këngëtare bio që i kanë ngelur skenës.

Kujtojmë se Gili është e martuar me tekstshkruesin Ilir Beranin dhe kanë dy djem.