A ka të drejtë Vjosa Osmani që ta votojë veten presidente?

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka folur mbi procedurat e zgjedhjes së presidentit. Ai tha se secili deputet ka të drejtë vote përfshirë këtu edhe Vjosa Osmanin dhe Nasuf Bejtën që janë kandidatë për këtë pozitë.

VIDEO:

Ai deklaroi se vota është e fshehët dhe të të gjithë deputetët e kanë të drejtën që të votojnë qoftë edhe për veten e tyre.

“Meqenëse votimi për presidentin është votim i fshehët i bie që praktikisht se nuk dihet se kush e ka votuar kë. Kështu i bjen që edhe zonja Osnai por edhe të tjerët kanë të drejtë vote për zgjedhjen e presidenti. Përndryshe nëse do t’i ndalohej është shkelje e të drejtave të saj”, ka thënë ai në T7.

Përndryshe sot pritet që të thirret seanca për votimin e presidentit