AAK kufizon fushatën parazgjedhore në pesë ditë

AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të kufizojë fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale të tetorit, në pesë ditë.

VIDEO:

Ai ka thënë se kjo parti është pajtuar që ta zhvillojë fushatën “në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit”.

Haradinaj ka njoftuar se fushata do të bëhet në rrugë digjitale.

Partitë opozitare kanë kërkuar shkurtimin e fushatës për zgjedhjet për shkak të situatës me pandeminë, por nuk kanë arritur të dalin me një vendim.

Zgjedhjet pritet të mbahen më 17 tetor.