AAK shpall zgjedhjet e brendshme

<!–

–>

VIDEO:

AAK-ja ka shpallë zgjedhje të brendshme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka shpallur zgjedhjet e brendshme, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar se pas këtyre zgjedhjeve AAK do të jetë më e konsoliduar.

“Sot Këshilli Drejtues i AAK-së ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti.Duke dëshiruar sukses për të gjithë anëtarët dhe strukturat e Aleancës, uroj zgjedhje të mbara. Jam i bindur që Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër. Urime Aleancë”, ka shkruar Haradinaj.