Abazoviq: Zoran Brdjanin, drejtor i Drejtorisë së Policisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq thotë se qeveria do të konfirmojë zgjedhjen e Zoran Brdjanin si drejtor i Drejtorisë së Policisë.

Deri në vendimin e parlamentit, ai do të jetë drejtor i përkohshëm, raporton vijesti.me.

VIDEO:

Fronti Demokratik, pjesë e koalicionit qeverisës, njoftoi më herët se do të votojë kundër çdo propozimi nga Ministri Sergej Sekuloviq, për drejtorin e Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar që kryeministri Zdravko Krivokapiq të përsërisë konkursin.

I pyetur për të komentuar mbi akuzat e Frontit Demokratik, se emërimi i Brdjanin është një vazhdim i praktikës së DPS-it, Abazoviq tha se, siç deklaroi ai, “DF është një organizatë e tillë që është kundër gjithë kujt që nuk është absolutisht sipas tyre”.

Politikani shqiptar beson se Brdjanin është zgjidhja më e mirë për drejtorin e Administratës së Policisë.

“Nga ana ime, ka mbështetje të plotë dhe mendoj se është pozicioni i të gjithë anëtarëve të qeverisë”, tha Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara fillimit të konferencës shkencore “Ekstremizmi, terrorizmi dhe feja”, njoftoi media malazeze. /Telegrafi/

The post Abazoviq: Zoran Brdjanin, drejtor i Drejtorisë së Policisë appeared first on Telegrafi.