Abdixhiku i drejtohet Kurtit: Çfarë ndodhi me kushtet për dialogun, çfarë ndodhi me të zhdukurit?

Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se po niset për dialog pa kushte.

Sipas Abdixhikut, Kurti tashmë ka ndryshuar qëndrim për dialogun, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri duhet të raportojë për raundin e ri të bisedimeve, ai tregoi për hapat e tij të ardhshëm në këtë proces. Çarë ka ndodhur deri tani e dimë, por çfarë do të bëjë Kurti? Nuk je më opozitar të kundërshtosh. Nga 25 minuta, 24 i pate për të shkuarën. E në të shkuarën ke përgjegjësi keni edhe ju, ka transformim te ju”, tha Abdixhiku.

VIDEO:

Tutje, Abdixhiku ka shtuar se “Albin Kurti si opozitar kishe organizuar protestat më të dhimbshme për dialogun”.

“10 vite protesta për dialogun pa kushte, çka ndodhi tash me kushtet për dialogun, çfarë ndodhi me të zhdukurit, e dialogun e brendshëm para atij të jashtit?”, deklaroi ai.

Dialogu me Serbinë, Kurti kritika për qeveritë e kaluara dhe Bashkimin Evropian Dialogu me Serbinë, Kurti kritika për qeveritë e kaluara dhe Bashkimin Evropian

Kreu i LDK-së, shtoi tutje se nuk e gjykojnë Kurtin pse po shkon në dialog, por që ka ndryshuar qëndrim.

Si përfundim, Abdixhiku tha se Kurti po niset për dialog i pa përgatitur. /Telegrafi/

The post Abdixhiku i drejtohet Kurtit: Çfarë ndodhi me kushtet për dialogun, çfarë ndodhi me të zhdukurit? appeared first on Telegrafi.