Abdixhiku kundër referendumit të Serbisë në Kosovë: Kushtetuta dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar kundër referendumit për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se LDK është kundër çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi janë të qarta në këtë drejtim.

VIDEO:

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, shkruan ai.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-i dhe atë të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar për të shtunën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kurti nuk dha asnjë informatë rreth takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shtunën, nuk jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shtunën, nuk jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it

“Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca, unë, si kryeministër si dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla. Pas këtij takimi Presidenca, Qeveria dhe Kryeparlamentari do të dalim me një deklaratë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja.

Po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha Kurti para gazetarëve. /Telegrafi/

The post Abdixhiku kundër referendumit të Serbisë në Kosovë: Kushtetuta dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim appeared first on Telegrafi.