Abdixhiku-Kurtit: Keni thënë se dialogu s’është prioritet, të martën këmbë e duar jeni në Bruksel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se i ka ndryshuar shpejt parimet dhe qëndrimet pasi është ulur në karrigen e shefit të qeverisë, njofton Insajderi.

Ai në seancën e së premtes në Kuvendit, ku kryeministri është ftuar të raportojë rreth procesit të dialogut me Serbinë, ka thënë se “askush nuk të gjykon Albin që po merr pjesë në dialog, por si i ndryshuat aq shpejt parimet”.

VIDEO:

Abdixhiku ka pyetur kryeministrin se “Cka ka ndodhur me kushtet që kishe ndaj Serbisë, para së të nisë dialogu?”.

Ai ka thënë se Kurti të martën shkon në dialog ndonëse kishte thënë se ky proces nuk është prioritet për të.

“Nuk je më opozitë Albin, je njeriu që i ke krejt, trego çfarë do të bësh. Nga 25 minuta fjalim, 24 minuta i pate për të shkuarën, vetëm një se çfarë do të bësh”, ka thënë i pari i LDK-së.

“Të martën udhëtoni pa asnjë kusht. Nuk ju gjykoj pse merrni pjesë në dialog. Është proces natyral që secili politikan duhet ta bëjë. Ne petkun e ri prej pushtetari e ke kuptuar se obligimeve si këto nuk mund dhe nuk duhet t’u ikësh. Të martën me këmbë e duar je në dialog”./Insajderi.com