Abelard Tahiri nuk di ta shkruajë saktë as vendlindjen e vet

Deputeti i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa të dhënave personale për t’u regjistruar si  deputet në Kuvendin e Kosovës.

VIDEO:

Ish-ministri i Drejtësisë e ka shkruar emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

Te fusha e kombësisë ai e ka shkruar shqiptar në numrin shumës (Shqiptarë), kurse te fusha e aktiviteteve dhe funksioneve paraprake ai sërish e ka shkruar fjalën deputet në numrin shumës (Deputetë).

Shumë deputetë të legjislaturës së re kanë bërë gabime thelbësore në plotësimin e formularit për regjistrim të deputetëve.