Adele braktis intervistën pasi gazetari i tha se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri

Adele është larguar nga një intervistë ekskluzive, pasi një gazetar australian ka pranuar se nuk e ka dëgjuar albumin e saj të ri, “30” – raporton Daily Telegraph.

Udhëheqësi i emisionit Weekend Sunrise, Matt Doran dhe ekipi xhirues kishin arritur në Londër për një intervistë, për të cilën kishin paguar 725.000 dollarë.

Gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren, gazetari theksoi se e ka dëgjuar vetëm një këngë nga albumi i ri, ndërsa në atë çast Adele vendosi ta ndërpresë intervistën.

VIDEO:

(Foto: Instagram/mattdoran)

Doran u përpoq të sqaronte se nuk e ka parë ‘e-mailin’ në të cilin i ishte dërguar albumi, ndërsa shumëkush ka pyetur se ka mundur të bënte një gabim të tillë, derisa ai njihet si një person që i kryen detyrat e veta.

Albumi i Adele “30” bëhet më i shitur i vitit 2021, tri ditë pas publikimit Albumi i Adele “30” bëhet më i shitur i vitit 2021, tri ditë pas publikimit

Derisa ka pasur kolegë që kanë dalë në anën e tij, shumë të tjerë e kanë kritikuar duke e konsideruar madje një ‘skandal’. /Telegrafi/

The post Adele braktis intervistën pasi gazetari i tha se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri appeared first on Telegrafi.