Adesanya ‘ngacmon’ tifozët rreth një super-lufte me Jon Jones në dhjetor të 2021

Israel Adesanya ka ngacmuar tifozët për një super-luftë të UFC-së kundër legjendës së MMA, Jon Jones, në muajin dhjetor të 2021.

Adesanya bën debutimin e tij të shumë pritur në peshat e lehta të kategorisë së rëndë në UFC këtë fundjavë ndërsa ai përballet me Jan Blachowicz në ngjarjen kryesore të UFC 259.

Megjithatë, luftëtari i njohur si ‘The Last Stylebender’ po shikon një përplasje me  Jones i njohur si ‘Bones’ më vonë këtë vit.

VIDEO:

Dana White tregon ‘luftën’ që dëshiron të shoh më shumë në vitin 2021 në UFC Dana White tregon ‘luftën’ që dëshiron të shoh më shumë në vitin 2021 në UFC

Duke folur për një lëvizje të mundshme në peshat e lehta të kategorisë së rëndë, Adesanya ka ngacmuar një duel me Jonesin.

“Unë dua të kthehem në 185 Ibs (83 kg), por unë duhet të shoh se si luan kjo sepse… po, kontinenti i Afrikës meriton tre kampionë të botës nga UFC, është një imazh më i fortë, është një lidhje më e fortë, më e fuqishme, e dini se çfarë dua të them? Pra, po”, ka thënë fillimisht Adesanya për Ariel Helwani.

Në një luftë kundër Jones, ai këmbëngul se duhet të ketë tifozë të pranishëm me UFC që aktualisht operon me dyer të mbyllura në Amerikë.

“Për fat të keq, mund të mos jetë në verë ose korrik, por ka ende dhjetor. Ka ende dhjetor 2021”.

“Gjithë çka di është se lufta ka nevojë për shikues. Unë nuk mund ta bëj atë në një arenë të zbrazët”, përfundoi 31-vjeçari. /Telegrafi/

The post Adesanya ‘ngacmon’ tifozët rreth një super-lufte me Jon Jones në dhjetor të 2021 appeared first on Telegrafi.