Admir Mehmedi drejt largimit nga Wolfsburgu, e ardhmja e tij në Turqi

Admir Mehmedi pritet të largohet nga Wolfsburgu pas tri viteve e gjysmë të kaluara tek kjo skuadër.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë të Zvicrës këtë edicion nuk ka pasur fare hapësirë tek kjo skuadër.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si zëvendësues me fanellën e Wolfsburgut, 17 minuta në Kupën e Gjermanisë dhe vetëm tre minuta në Bundesliga.

VIDEO:

Kjo ka bërë që ai të mendoj largimin në janar dhe e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit të Turqisë.

E përditshmja turke Fanatik ka shkruar se është skuadra e Antalyaspor që ka filluar bisedimet për transferimin e Mehmedit.

Ekipi nga qyteti bregdetar synon që të përforcojë repartin ofensivë dhe përveç Mehmetit pritet ta transferojë edhe brazilianin Fernando.

Gjithnjë sipas mediumit turk, zyrtarizimi i Mehmedit si lojtar i Antalyaspor pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Reprezentuesi zviceran karrierën më të madhe e ka zhvilluar në Gjermani ku ka luajtur dy vite për Freiburgun, tri për Leverkusenin dhe për tri vite e gjysmë së fundmi me Wolfsburgun. /Telegrafi/

The post Admir Mehmedi drejt largimit nga Wolfsburgu, e ardhmja e tij në Turqi appeared first on Telegrafi.