Adoleshenti prek gazin në vend të frenimit, ajo se çfarë ndodhi mund ta shihni në foto

Një adoleshent nga Kolorado u paralajmërua për vozitje të pakujdesshme pasi policia tha se ai aksidentalisht preki gazin në vend të frenave dhe vetura përfundoi në pishinën e familjes në oborrin e shtëpisë.

Incidenti ndodhi të premten, dhe policia postoi gjithashtu fotot që shpejt tërhoqën shumë vëmendje në Twitter.

VIDEO:

Gjithashtu u njoftua se askush nuk u lëndua, dhe ata bënë shaka në njoftim.

“Shikoni pishinën tonë të re Infiniti”, shkruan ata, duke iu referuar modelit të veturës, Infiniti.

“Të gjithë të tjerët po luftojnë për vendin e dytë,” shtuan ata.

Ja si dukej vendi se ku ndodhi kjo. /Telegrafi/

The post Adoleshenti prek gazin në vend të frenimit, ajo se çfarë ndodhi mund ta shihni në foto appeared first on Telegrafi.