Adoleshentja parashikon vdekjen në rrjetet sociale, disa orë para ‘vrasjes brutale nga bandat’ (fotot)

Brazil

Një vajzë adoleshente ka parashikuar vrasjen e saj teksa disa orë para tragjedisë në llogarinë e saj në rrjetet sociale shkruhej: “Ata do të njoftojnë vendndodhjen e trupit tim”.

17 vjeçarja braziliane Cristiane Carvalho Guimaraes, në postimin famëkeq kishte emëruar 2 vrasësit e saj, pasi besonte se ata do ta vrisnin sepse kishte hyrë në borxh 3,000 real brazilianë ($450) me bandat e drogave.

Ajo shkruante: “Jam këtu për t’i thënë lamtumirë të gjithëve. Do të vdes së shpejti.”

VIDEO:

Vrasja ndodhi në zonën Itapiranga në shtetin brazilian të Amazonas më 13 shkurt .

Ndërsa në një tjetër postim të Cristiane shkruhej: “Ata do të dërgojnë vendndodhjen e trupit tim, që ai të gjendet”.

Dhe në të vërtetë, një postim një ditë më vonë nga profili i viktimës tregonte vendndodhjen e trupit të të së ndjerës, por kjo besohet se është shkruar nga vrasësi i saj.

Postimi mbyllej në fund me inicialet ‘CV’ duke iu referuar bandës kriminale vendase ‘Comando Vermelho’.

Policia tha se vajza ishte zhdukur prej 12 shkurtit. Ata nuk kanë publikuar shkakun e vdekjes por kanë thënë se besojnë se vrasësi i vërtetë i saj ka dashur të fajësojë bandën për të larguar dyshimet nga vetja.

Hetuesit besojnë se edhe postimet e mëhershme për njoftimin e vdekjes janë bërë nga vrasësi i saj, dhe se dy vrasje të tjera të kryera në të njëjtën zonë më 17 shkurt, janë të lidhura me çështjen.

Dy të ekzekutuarit Lorival Fonseca Moraes e Antonio Monteiro dos Santos, ishin të afërt me një prej emrave të përmendur në postimin nga llogaria e Cristiane.

Policia thotë se anëtarë të bandës Comando Vermelho ishin zemëruar nga përmendja në postimin tragjik të Cristiane, prandaj kishin tentuar të gjenin dy të dyshuarit, por për hakmarrje kishin varë të afërmit e tyre.

Hetuesit besojnë se tragjedia në fjalë është vrasje e një gruaje nga partneri, dhe nuk ka të bëjë me kontrabandën e drogave.

Hetimet vazhdojnë.