Adriatik Kelmendi vaksinohet në Kosovë

Gazetari

Gazetari Adriatik Kelmendi njofton se është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

VIDEO:

Pas vaksinimit ai ka uruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësi ta marrin vaksinën sa më shpejtë në Kosovë.

Ai ka treguar se si iu mundësua të vaksinohet.

Postimi i tij i plotë:

Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën nga mekanizmi Covax i BE-së. Unë sot e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke qenë bashkëshort i Zanës, e punësuar në UN Ëomen.

Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina.