Afër vendit ku u privua nga jeta i mituri para një muaji, theret me thikë një 17 vjeçar në Prizren

<!–

–>

VIDEO:

17-vjeçari theret me thikë në Prizren, afër vendit ku u privua nga jeta i mituri para një muaji.

Një 17-vjeçar është therur me thikë sot në Prizren.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Bajram Curri”, në afërsi të vendit ku para një muaji u ther për vdekje nxënësi i Mjekësisë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa thonë se viktima ka plagë të lehta.

“Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë. Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren”, ka konfirmuar policia.