Agjencia e Ushqimit në aksion, konfiskohet mbi 1 mijë kg mish i prishur në Prishtinë

AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion dy ditor ka konfiskuar mbi 1 mijë kg mish i prishur në disa mishtore në Prishtinë.

VIDEO:

AUV ka njoftuar se sasia totale e produkteve të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi: mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ në dy dit rresht  ka  ndërmarr një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Prishtinës, për mbikëqyrjen e tregtimit të mishit dhe nën produkteve nga mishi. Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur mish ose nënprodukte mishi të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga  shitja dhe janë bllokuar me proces deri ne asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes 4 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga një inspektor i komunës se Prishtinës.

Problemet me të theksuara ishin mungesa e vendimeve për regjistrim ne AUV, mishi pa dokumentacion, dhe  sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. . Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë̈ dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë̈ sasisë̈ se ndaluar”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se aksione të tilla do të zhvillohen në gjithë Kosovën për të larguar nga tregu produkte që s’i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.