Agjenti i Coutinhos zbulon arsyen e transferimit te Aston Villa

Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian pranon se braziliani kishte prioritet një rikthim në Angli këtë muaj për këtë zgjodhi transferimin te Aston Villa.

Mesfushori kreativ brazilian ka nënshkruar për Aston Villa në huazim deri në qershor, me një opsion të përhershëm të përfshirë në marrëveshje.

Për motivimet e ish-yllit të Liverpoolit ka folur agjentin i tij, Kia Joorabchian, i cili ka zbuluar arsyen.

VIDEO:

Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

“Kur diskutuam në janar për t’i thënë Barcelonës se donim të lëviznim, ishte për Ligën Premier, ne nuk morëm parasysh ligat e tjera”, ka thënë fillimisht Joorabchian për talkSPORT.

“Është një kampionat ku ai ndihet më rehat. Ai donte shumë të kthehej, i mungte Liga Premier”.

“Ai luajti në Gjermani, pati një sezon të mirë, fitoi Ligën e Kampionëve, fitoi kampionatin, ai kishte një përvojë të mirë në La Liga, por në fund, Liga Premier me intensitetin e ndeshjeve, ishte ajo ku ai donte të shkonte”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/

The post Agjenti i Coutinhos zbulon arsyen e transferimit te Aston Villa appeared first on Telegrafi.