Aida Dërguti: Kishte dyshime nëse duhet luftuar apo jo

Aida Dërguti

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila ishte ushtare e UÇK’së ka folur për themelimin e kësaj ushtrie. Thotë se ajo vetë ishte ushtare e thjeshtë. Tregon se si në atë kohë kishte prej atyre që dyshonin nëse duhej luftuar.

VIDEO:

“Besoj që kushdo që ka jetuar në vitet e 90’ta në Kosovë dhe ka pasur problem nuk ka pasur dilemë se si duhej të orientohej”, tha Dërguti.

“Ajo pjesa e rezistencës paqësore pasive, në kuptimin e asaj se asgjë nuk ndodhte, një status quo’je ku kishim konferenca shtypi të premteve dhe asgjë më shumë, mendoj se i skadoi afati sepse ishte një përsëritje monotone ndërkohë që represioni ka qenë i jashtëzakonshëm”, thotë Dërguti.

“Herëdokur do të duhej të flitej edhe për polarizimin e skajshëm që kemi pasur   nëse duhej të luftohej apo jo”, shtoi ajo në Pressing.

“Një shpenzim i jashtëzakonshëm i energjisë ka qenë brenda nesh, ata që kanë jetuar në diasporë e dinë se çka po flas. Edhe diaspora ka qenë copë-copë. Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme, shumë e vështirë sepse po nisej një rrugëtim që përveç dëshirës për çlirim nuk i dihej epilogu”, theksoi Dërguti.