Ajax shpallet kampion i Holandës për të 35-tën herë në histori

Ajaxi mposhti 4-0 skuadrën e Emmenit, dhe shpallet zyrtarisht kampion e Holandës tre javë para përfundimit të kampionatit në Eredivisie, njofton Insajderi.

VIDEO:

Ishte një ndeshjes statistikash për Ajaxin pas një pjese të parë të mbyllur në avantazhin e një goli, holandezët ja dolën të shënojnë dhe tre herë të tjera në pjesën e dytë.

Ajaxi kryeson prej shumë javësh kampionatin, duke e thelluar në 15 pikë diferencën me PSV-n e vendit të dytë. Ky është triumfi i 35-të në histori për skuadrën e Ajaxit, si kampion i ligës në Holandë. /Insajderi.com